×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria propozon që gjashtë grave të kthyera nga Siria t’u caktohet arrest shtëpiak

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 15:03

    Tre avokatet e tre prej grave kosovare të kthyera nga Siria, kanë kundërshtuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vendosjen e arrestit shtëpiak prej një muaji për klientët e tyre, me pretekstin se ato në Kosovë kanë ardhur bashkë me fëmijët e tyre dhe se do të duhet të kujdesen për ta.


    Arbnora Zeqiri, Rita Matoshi dhe Kimete Krasniqi janë deklaruar se nënat nga Siria kanë ardhur në Kosovë me fëmijë, andaj ato duhet të kujdesen për ta.

    “Ne e kemi kundërshtuar këtë masë, duke marrë parasysh edhe rrethanat, shumica prej tyre janë nëna kanë fëmijë, shumicës ju kanë vdekur burrat dhe fëmijët kanë nevojë qe të kujdesen për ta”, tha avokatja Zeqiri.

    E sot u mbajt seanca lidhur me masën e sigurisë  për 6 gratë kosovarë të kthyera nga Siria.

    Dje, gjykata mori vendim për caktimin e masës së sigurisë për 10 gra të tjera që u kthyen nga Siria.

    Të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A.  iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!