×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria zvicerane tregon nëse e moshuara që vrau 7 vjeçarin kosovar, e njihte atë ose familjen e tij

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 13:10

    Sqarimet e fundit mbi veprën e përgjakshme në Shën Galler-Ring zbuluan se autorja e krimit që jetonte në Bazel nuk e njihte as fëmijën, as familjen e tij, që kanë origjinë nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur prokurori i Baselit sot përmes një komunikate. Ai tha se ende nuk dihet motivi.


    Hetimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore treguan se gruaja i kishte shkaktuar një plagë të rëndë në qafë 7-vjeçarit duke e qëlluar me thikë, përcjell reporteri.net.

    Ajo e ka therur atë një herë, tha Gill. Kalimtarët dhe mësuesi i nxënësit 7-vjeçar u përpoqën të ndihmonin, por fëmija vdiq në spital.

    Autorja e krimit vetë njoftoi policinë me SMS

    Pas krimit, gruaja, 75-vjeçare zvicerane, informoi njerëzit dhe institucionet me telefon përmes një SMS’i ku tha se kishte therur një fëmijë. Pas kësaj ajo shkoi dhe u dërzua në polici.

    Megjithatë, bazuar në gjetjet fillestare, ka dyshime se autorja ka probleme psiqike dhe asaj do t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik.

    Ende nuk dihet nëse ajo kishte pasur më parë trajtime në psikiatri. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!