×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD me peticion për rritjen e pagës minimale, kërkon ndihmën e qytetarëve

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 15:38

    Partia Socialdemokrate kanë dalë me peticion online, ku presin nënshkrimin e qytetarëve.


    Partia e Shpend Ahmetit synon që përmes përkrahjes nga qytetarët të rrit presionin ndaj Qeverisë, ashtu që të merret vendimi që, sipas PSD-së, rrit kualitetin e kosovarëve që punojnë në sektorin privat.

    Komunikata e PSD-së:

    PETICION PËR RRITJEN E PAGËS MINIMALE

    Jemi shumë afër realizimit të kërkesës sonë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat në Kosovë.

    Por tash na duhet ndihma e secilit prej jush, që t’i bëjmë presion Qeverisë për ta marrë këtë vendim.

    Ju ftojmë që ta nënshkruani këtë peticion online (www.peticione.com). Dy minuta nga koha juaj, mund të ndikojnë në rritjen e kualitetit të jetës për shumë qytetarë që punojnë në sektorin privat në Kosovë ?.

    Ju lutem shpërndajeni këtë peticion sa më shumë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!