×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD reagon pas paralajmërimeve të VV-së për rrëzimin e Qeverisë: Keni vetëm fjalë!

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 15:17

    Partia Socialdemokrate i ka quajtur joserioze paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje për mobilizim qytetar në të gjitha qytetet e Kosovës për të rrëzuar Qeverinë aktuale të Haradinajt, me kërkesën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.


    Në një konferencë për media, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, foli për mocionin e mosbesimit të paralajmëruar nga Vetëvendosja për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se kjo parti ka vetëm fjalë e jo punë.

    “PSD ka qenë e para dhe e vetmja që ka bërë një gjë të tillë ndryshe nga dy partitë tjera opozitare, sidomos VV e cila ka pasur vetëm fjalë e jo punë, e as serioz dhe shihet që nuk janë të interesuar për një hap të tillë”, u shpreh Ymeri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!