×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë? Tregon Haradinaj

    Reporteri
    03 Tetor 2023 | 10:02

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kohën kur ishte kryeministër.

    Ai tregoi edhe arsyen se pse e kishte pritur Milan Radojiçiqin, në zyrën e tij.

    Haradinaj tha se në atë kohë Radojiçiq nuk ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Viti 2018, kryeterroristi i Manastirit të Banjskës hapareshej me Ramush Haradinajn në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

    “Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR”, tha Haradinaj për Euronews Albania.

    Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

    Në kohën kur Haradinaj si shef i ekzekutivit të vendit dhe Radojiçiq si nënkryetar i Listës Serbe “haparesheshin” në Zyren e Kryeministrit të Kosovës, krimineli serb dyshohej për rastin e vrasjes së politikanit serb të veriut, Oliver Ivanoviq, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Në takimin me Haradinajn, në zyrën e tij si kryeministër i vendit, Radojiçiq ishte shoqëruar nga kryetari i partisë Goran Rakiq – ndonëse ishte “sekret publik” se krimineli serb që kërkohej nga shteti i Kosovës në fakt ishte “kryetari real” i Listës Serbe.

    Haradinaj flet për hapareshjen me Radojiçiqin në Zyrën e Kryeministrit: Më të i ndava rrugët në 2018’ën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!