×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen fotografitë: Këta janë 3 të vrarit në Prishtinë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:26

    Sot rreth mesditës një person mori jetën e dy grave e më pastaj të vetes në lagjen Dardania të Prishtinës.


    Policia e Prokuroria kanë konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se krimi ishte brenda familjes dhe kishte ndodhur në banesën e tyre, shkruan Reporteri.net.

    “Po, familjarë janë. Vjehrri e ka vra gruan e djalit të tij, pastaj e ka vra gruan e tij dhe në fund ka bërë vetëvrasje”, ka konfirmuar prokurori Imer Beka për Reporterin.

    Ndërkohë, Reporteri.net ka mësuar se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi, ndërsa burri që vrau ato e më pas veten, quhet Hasan Krasniqi.

    Ndërkohë, vlen të theksohet se personi që kreu vrasjet dyshohet se kishte probleme mendore, pasi edhe para një viti i ishte konfiskuar një armë, por këtë gjë nuk ka mundur ta konfirmojë prokurori i rastit.

    Ndryshe, vdekja e tre personave ishte konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, e Policia më pas nxori nga banesa një 2 vjeçare e cila kishte qenë e pranishme në momentin kritik./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!