×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet rezoluta e AAK-së kundër rritjes së çmimit të energjisë, që dështoi të votohet në Kuvend

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 19:10

    Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku temë diskutimi ishte rritja e çmimeve në vend, me theks të veçantë propozimi i ZRRE për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Në fund të debatit, u hodh në votim rezoluta e propozuar nga AAK-ja, përmes së cilës Kuvendi i Kosovës i rekomandon ZRRE-së dhe Qeverisë së Kosovës për t’i mos i miratuar rekomandimet e propozuara për rritjen e tarifave.

    Nga mbi 70 deputetë të pranishëm, vetëm 22 deputetë nga opozita votuan pro kësaj rezolute, ndërkaq deputetët e Vetëvendosjes nuk i mbështetën këto rekomandime.

    Më poshtë, e gjeni të plotë këtë rezolutë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!