×
  • Lajme
  • Lajme

    Punësimet po ndodhin para syve të të gjithëve, Lumezi po mbledh informacione

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 22:26

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë të ditur se Prokuroria është në fazën e grumbullimit të informacioneve, për rastet e raportuar në media si punësime familjare të politikanëve në Telekomin e Kosovës dhe ndërmarrjet tjera publike.


    “Ne kemi informacione se ka shumë ndërhyrje politike, ndërhyrje familjare por edhe korrupsion respektivisht dhënie të ryshfetit gjatë procesit të punësimit. Duke e parë situatën e fundit dhe duke parë se shumë drejtorë apo anëtarë të ndërmarrjeve publike kanë punësuar familjarët e tyre, ne së bashku me Policinë e Kosovës, respektivisht Prokuroria speciale e Kosovës së bashku me Departamentin e krimeve ekonomike dhe financiare kanë filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me identitetin e personave të cilët kanë kryer veprën penale gjatë procesit të punësimit”, ka Lumezi në RTK.

    Sipas tij, dhënia e ryshfetit gjatë punëismeve nuk është dukuri që po hetohet për rastet e fundit të punësimeve.

    “Ka informacione edhe për dhënie të ryshfetit, por jo në ngjarjet aktuale që i kemi por në raste të tjera dhe të gjitha ato raste jemi duke i hetuar. Për këto rastet e fundit jemi duke grumbulluar informata dhe besoni se nëse gjejmë prova të mjaftueshme që e krijojnë dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale, sigurisht do të ngriten aktakuza dhe do të dërgohen në gjykatë”, ka thënë Lumezi.

    Kujtojmë se pothuajse çdo ditë mediat po raportojnë për raste të punësimit të familjarëve të njerëzve të pushtetshëm në ndërmarrjet publike, si Telekom, BQK e jo vetëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!