×
  • Lajme
  • Lajme

    Punët po kryhen në mënyrë të “çuditshme”: Tuneli i Mitrovicës as afër përfundimit

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 16:20

    Ndonëse kanë kaluar 23 javë që kur kanë nisur punët për renovimin e tunelit në Mitrovicë, përfundimi nuk dukrt as afër.


    Siç shihet nga pamjet që sjell gazetari i Reporteri.net nga vendi i ngjarjes, punët duken shumë larg fundit.

    Madje, nga pamjet shihet një punë mjaft e “çuditshme”, pasi tuneli ka marrë pamje të ngjashme si “Shpella e Gadimes”.

    Tavani gunga-gunga si dhe punimet e dobëta anash, kanë bërë që kompanisë t’i kërkohet punë shtesë në këtë tunel.

    Siç kishte shkruar Reporteri.net ditë më parë, kompania punëkryese është gjobitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

    Ndryshe, mbyllja e tunelit që prej disa muajsh ka irrituar banorët e Mitrovicës, të cilëve u është mbyllur një nga dy rrugët kryesore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!