×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata

    PZAP anuloi votimin jashtë ambasadave, KQZ: Lejohet ankesa në Supreme, presim plotëfuqishmërinë e vendimit për ta zbatuar

    Reporteri
    01 Dhjetor 2025 | 14:45

    Më 30 nëntor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pranoi si të bazuar ankesën e LDK-së që përfaqësitë diplomatike dhe hapësirat e tyre do të jenë qendra të votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, dhe jo hapësirat e tjera alternative.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ndaj këtimi vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme dhe se KQZ po pret plotëfuqishmërinë e vendimit për zbatimin e tij.

    “PZAP ka marrë vendim për çështjen të Qendrave të Votimit në hapësira shtesë – jashtë përfaqësive diplomatike dhe ndaj këtij vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotëfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë, për ta zbatuar atë”, tha Elezi për Reporteri.net.

    Vendimi i PZAP-së është marrë nën arsyetimin se është marrë me shumicë votash, duke provuar kështu të imponojë “një formë të re” të organizimit të zgjedhjeve që konsiderohet më e përshatshme për subjektin sponsorizues të kësaj ideje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!