×
  • Lajme
  • Lajme

    Qemajl Mustafa flet për rizgjedhjen në PDK dhe aktakuzën ndaj tij

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 10:13

    Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është zgjedhur ditë më parë kryetar i PDK-së në këtë qytet.


    babaKryetari i ri ka folur për problemet që ka hasur në degë.

    “Në degë ka pasë probleme dhe një rënie të përhershme – dikush ka pasur tendencë që të jetë pronar i saj. Tendencë kjo që ka vazhduar edhe gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Mustafa në Sytë 7 në Klan Kosova.

    “Në anën tjetër ishte një tabor shumë i madh i cili u pa edhe në votën e Kuvendit të Degës që donte ndryshime – jo të pakta, por rrënjësore të situatës në degë”.

    “Konkurrenca është e mirë. Kryetari është më me vlerë atje ku kandidatët kanë konkurrencë, sesa aty ku zgjidhen me aklamacion. Të dyja janë demokratike, por konkurrenca bien vlerë ma të shtuar”.

    Mustafa ka folur edhe për aktakuzën e ngritur ndaj tij më 2016. E njëjta lëndë është kthyer në pikën zero nga Gjykata e Apelit.

    “ Ka qenë akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Që nga 2016 deri tash nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë proces”.

    “Aktakuza është e mohuar që në lindje, nuk është e bazuar. Në të nuk ka shifra për atë se sa e kam dëmtuar unë buxhetin e Gjilanit apo të Kosovës”.

    “Ky proces duhet të kryhet përfundimisht, nëse në drejtësi ka sado pak profesionalizëm dhe etik. Sistemi i drejtësisë është bërë totalisht i pabesueshëm”.

    “Gjithë ky rast i shërben grupeve klanore të cilët kanë për qëllim mbajtjen peng të figurës time. Ata që punojnë në prapaskenë nuk kanë vija dhe kufij partiak. Ato grupime kanë edhe ngjyrime të partisë time, por edhe të LDK-së dhe ndonjë partie tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!