×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Komuna bëjnë me banesa 35 familje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 9:46

    Nga projekti i përbashkët i Komunës së Klinës dhe i Qeverisë së Kosovës kanë përfituar nga një banesë 35 familje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.


    Me këtë projekt është ndërtuar një objekt i ri banesor dhe çelësat e banesave të reja, familjeve përfituese ua ka shpërndarë të enjten kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili i ka uruar qytetarët për banesat e reja dhe ka siguruar se përkujdesja për këto kategori të luftës dhe për familjet në nevojë nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se do të vazhdojë edhe me ndërtimin e objekteve të tjera të banimit me qëllim të sigurimit të kushteve të mira të banimit.

    “Qëllim i kësaj qeverisjeje është që çdo herë t’iu dalë në ndihmë familjeve të dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve, pasi janë ata që dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës, me qëllim që të kenë përkrahjen institucionale dhe të jetojnë në mënyrë dinjitoze”, u shpreh Elezaj në ceremoninë e dhënies së çelësave të banesave.

    Ndryshe, kategoritë e dala nga lufta janë edhe përfitues të pensioneve që ndahen nga buxheti i shtetit, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!