×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës ndan 1 milion euro për komunën e Rahovecit

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 10:16

    Qeveria e Kosovës është duke e  mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku do të shyrtohen  propozime e do të merren vendime.


    Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro për komunën e Rahovecit.

    Kjo shumë është ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se shuma e kërkuar nga komuna e Rahovecit është më e madhe, mirëpo ai tha se ajo është plotësuar pjesërisht.

    Haradinaj ka thënë se edhe në të ardhmen do të ndahen mjete financiare për këtë çështje.

    Edhe këto mjete janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!