×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 471 mijë euro për zgjedhjet në veri

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 12:44

    Zgjedhjet e 19 majit që do të mbahen në katër komunat veriore do të kushtojnë gati gjysmë milioni euro.


    Për këto zgjedhje, sot Qeveria e Kosovës ka ndarë 471 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Vlen të theksohet se këto zgjedhje vijnë muaj pas dorëheqjes së kryetarëve të Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit si dhe Mitrovicës Veriore.

    Ndërkohë, për këto zgjedhje që shpesh konsiderohen problematike, është diskutuar edhe në Beograd. Politikanët serbë të Kosovës kanë marrë “aminin” e presidentit Aleksandar Vuciq për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ndau edhe 20 mijë euro për renovimin e katedrales së djegur para disa ditëve në Paris./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!