×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nuk jep detaje për rishikimin e kufirit me Malin e Zi

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 21:37

    Kuvendi i Kosovës para një viti e ka miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


    Prej asaj kohe nuk ka ndodhur rishikimi i vijës kufitare, siç pretendonte pala kosovare, e as vendi nuk e ka fituar liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

    Menjëherë pasi në Kuvend ishte miratuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdimësi ishte zotuar se do të ketë rishikim të marrëveshjes, respektivisht rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

    Por tash kur ka kaluar një vit nga votimi i marrëveshjes nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse është duke u punuar ose jo në këtë drejtim.

    Të pyetur nga “Zëri” se kur do të ndodhë rishikimi i vijës kufitare me Malin e Zi, nga Qeveria e Kosovës duke mos dhënë detaje, kanë sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohet Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe për Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

    “Komisioni ka mandat dhe është i përgatitur për të gjitha detyrat. Për detaje kontaktoni komisionin përgjegjës, në krye me Shpejtim Bulliqin”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!