×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria reagon pas publikimit të dhuratës së çuditshme për nipin e Shyhrete Behlulit

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 19:49

    Portali Reporteri sot raportoi se si Kryeministri Ramush Haradinaj lëshoi një letër urimi jo të zakonshëm me rastin e urimit të një miku të tij për lindje të djalit, me ç’rast nuk përdori letër të thjeshtë, por një të tillë ku është vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës.


    Përveç letrës, ra nësy edhe dhurata që Haradinaj e ka vendosur, e që është një byzylyk në të cilin është vendosur një gur për “mësysh” dhe emri i tij.

    Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Zyra e Kryeministrit Haradinaj, e cila ka sqaruar për media se byzylyku i arit me gur kundër mësyshit, nuk është blerë nga Zyra e Kryeministrit.

    “Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin ‘Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali’, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin”, tuhet në reagim, trasnmeton Reporteri.net.

    Ndërsa ka dhe një sqarim pse bëri urimin me letër zyrtare të shtetit.

    “Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli. Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!