×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 13:25

    Mjekët në QKUK kanë shpëtuar një fëmijë, i cili ishte në rrezik për jetë, pasi disa kikirikë i kishin bllokuar tërësisht mushkërinë e djathtë.


    Drejtori i Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi, bashkë me ekipin mjekësor, kanë ndërhyrë urgjentisht dhe intervenimi ka përfunduar me sukses brenda 10 minutave, ndonëse kishin paralajmëruar familjen për situatën e ndërlikuar dhe pasojat eventuale.

    “Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar dhe ne në fakt kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut”.

    “Ka qenë një nga përmasat e mëdha të kikirikut, e cila e kishte bllokuar në tërësi bronkun, është dashur të thyhet dhe në e kemi heq në tërësi, kështu që fëmija menjëherë është ndjerë më mirë”, thotë Thaçi.

    Sipas drejtorit Thaçi, në Klinikën e Otorinolaringologjisë, nuk ka vdekur asnjë fëmijë gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, deri tash.

    Klinika e Otorinolaringologjisë ofron shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë.

    Aty është trajtuar me sukses edhe një paciente, të cilës i kishte depërtuar një gjilpërë në rrugët e ushqimit, teksa stomatologu po trajtonte dhëmbin e saj në një ordinancë private.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!