×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarë nga Matiqani ankohen se janë qe 12 orë pa rrymë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 14:50

    Paralajmërimi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), njoftoi se prej 23 dhjetorit qytetarët do të mbesin nga 2 orë pa rrymë. Por, e vërteta është se reduktimet filluan prej datës 22 dhe atë mbi 4 orë, shkruan Reporteri.net.

    Madje, qytetarë nga Matiqani i janë adresuar Gazetës Online Reporteri.net, me ankesat se janë qe 12 orë në terr, eventualisht, në disa orë me nga gjysmë ore energji.

    “Kemi provuar të marrim një sqarim edhe nga KEDS-i por nuk janë lajmëruar”, ka thënë një qytetar për Reporteri.net.

    Repoteri.net ka kërkuar po ashtu një sqarim nga zëdhënësi Viktor Buzhala, megjithatë ai nuk ka kthyer përgjigje.

    KEDS-i njofton se reduktimet do të vazhdojnë, u bën thirrje qytetarëve të largojnë pajisjet elektrike nga priza

    Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit po përballen me reduktime të energjisë elektrike me orë të tëra.

    KEDS-i njoftoi fillimisht se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Megjithatë, nga ankesat e qytetarëve kuptohet se reduktimet po zgjasin më shumë se 2 orë nëpër disa lagje e vende.

    Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

    KEDS del me njoftim se si të informoheni për reduktimet e rrymës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!