Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fillojë grumbullimi i qenve endacakë.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për qentë shtëpiak dhe të mos i lëshojnë jashtë pa mbikëqyrje.
“Kohët e fundit, qentë endacak janë bërë një shqetësim i madh për sigurinë e fëmijëve 👧👦 dhe qytetarëve 👨👩👧👦. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces për ta bërë qytetin tonë më të sigurt ✅ për të gjithë”, shkruan Sinani.