Bie nga skela teksa po punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Është raportuar se një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pasi ka rënë nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.

Mësohet se 53-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 2.5 m dhe ka vdekur në vend.

Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar më shumë rreth aksidentit fatal.