MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfiskuar materiale elektronike dhe dokumente financiare.
“Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. Janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptop, disa pajisje celulare, dokumentacion dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni financiar.
Në zyrën e ISHP-Koçani u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me personat juridikë në pronësi të D.J.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.