×
  • Lajme
  • Rajon

    Përleshje e përgjakshme me dy të plagosur në Rodos, arrestohet një shqiptar

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 13:47

    Në vijim të plotë hetimet nga Nëndrejtoria e Sigurisë Rodos, për një sherr të përgjakshëm të ndodhur mes katër personave në fshatin Afandou të Rodos, ku si pasojë mbetën të plagosur dy prej tyre, përcjell Reporteri.net.

    Sipas “Rodiaki.gr”, episodi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në sheshin Afantou mes katër personave për një arsye të panjohur si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të plagosur nga një objekt prerës dhe janë dërguar në spital.

    Për këtë rast, një person me origjinë shqiptare ndodhet tashmë në prangat e policisë së Drejtorisë së Sigurisë Rodos, ndërsa po hetohet për përfshirjen e një personi të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!