Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani ka shpallur fitoren.
Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin, teksa shtoi se gostivarasit e dinë se kush duhet të udhëheqë me komunën.
“Shpallim fitoren e AKI-së, 64% të votave i fituam ne. Dallimi me kundërkandidatin është 2 me 1. Gostivarasit votuan me zemër, ndaj ne do ta bëjmë më të mirën për Gostivarin”, tha Limani. /Telegrafi