Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për vdekjen e akademikut Nexhat Daci.

Në reagimin e tij, Rama thotë se Daci dha kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës, duke lënë gjurmë të dallueshme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Postimi:

Reklamë

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.

Gjatë veprimtarisë së tij publike dhe akademike, ai dha kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës, duke lënë gjurmë të dallueshme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

Në emër të Kryeqytetit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kontributi dhe trashëgimia e tij do të mbeten pjesë e kujtesës sonë institucionale.
U prehtë në paqe.

Reklamë