×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi

    Rama uron 18 vjetorin e Pavarësisë, njofton se nuk do jetë pjesëmarrës në marshin “Drejtësi, jo politikë”

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 8:24

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Pavarësinë e Kosovës në 18-vjetorin e saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Kosovës ia uron pavarësinë me keqardhjen që sot nuk mund të jetë në manifestimin popullor “Drejtësi, jo politikë”.

    “I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, ka shkruar Rama.


    Rama qëndroi dje për vizitë në Prishtinë, ku pati takime me krerët e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!