Deputeti Nenaq Rashiq nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke theksuar se do të veprojë me përgjegjësi nëse procesi arrin deri tek ai.
Ai shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim.
“Nuk varet prej meje sa i përket votave. Nëse vjen radha ime, besoj jam politikan i përgjegjshëm, nese votojnë për mua normal që do ta marrë detyrën në formën e përgjegjesisë. Nuk e di si do shkoj procesi, por nëse Lista Serbe i shpenzon kandidatët, nëse vjen radha ime do të kandidoj. Vendimi i detyron secilin deputet me votu”, tha Rashiq./Reporteri.net