×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashit Qalaj tregon sa kosovarë ndodhen në Siri

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:17

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj përmes një konference për media ka thënë se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë – përfshirë 9 fëmijë pa prindër, shkuran Reporteri.net


    Por, në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

    Në konferecë të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

    “Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Tha se të kthyerve do t’u bëhet kontrolli shëndetësor, në veçanti fëmijëve.

    “Gratë dhe fëmijët kanë kaluar nëpër siuata të rënda traumatike”, tha Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!