Kalo te përmbajtja
Reklamë

Instant

Reuters i jep botës lajmin se Kosova zgjodhi presidenten e re: Shmangu zgjedhjet e parakohshme

Reporteri 2 min lexim

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka Pula mori 81 vota nga 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se numri i nevojshëm për zgjedhjen e saj. Dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç kishte ndodhur edhe në qershor.

Pas zgjedhjes, presidentja e re tha se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve të Kosovës.

Reklamë

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha Shiroka Pula.

Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me ndryshimet në kompetencat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Tutje, Reuters raporti se të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore që do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat pasuan dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, dhe Rexhep Selimi 13 vjet, duke e çuar në 81 vjet dënimin e kombinuar për katër të akuzuarit. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë ankese.

Live: përditësimet e fundit

24 përditësime · 24 orët e fundit
  1. Reklamë

    Reporteri

    WP: Presidentja e re e Kosovës do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

    Deputetët e Kosovës kanë zgjedhur ekonomisten Justina Shiroka Pulën si presidente të re, duke shmangur ngushtë zgjedhjet e parakohshme

    Deputetët në Kosovë zgjodhën ekonomisten dhe akademiken Justina Shiroka Pulën si presidente të re të vendit, në një seancë maratonë të zhvilluar vonë gjatë natës, vetëm pak çaste para një afati kushtetues që do të kishte detyruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, shkruan gazeta e njohur Washington Post.

    Zgjedhja e saj të martën vonë ishte një moment i rëndësishëm në një krizë politike në vendin e vogël ballkanik, e cila ka shkaktuar bllokadë legjislative për më shumë se 19 muaj dhe dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Pak para zgjedhjes së Shiroka Pulës, deputetët miratuan gjithashtu një ligj që kufizon kompetencat e një gjykate speciale në Hagë, Holandë, e cila u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjatë luftës së viteve 1998-99 të vendit për pavarësi nga Serbia, shkruan WP.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, Shiroka Pula siguroi 81 vota në parlamentin me 120 vende. Jashtë, mijëra protestues ishin mbledhur duke kërkuar që legjislatura ta miratonte ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës për krimet e luftës, e njohur si Dhomat e Specializuara.

    Shiroka Pula së fundmi ka shërbyer si presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo do të bëhet presidentja e tretë grua e Kosovës që nga pavarësia e vendit pas luftës. Ajo ishte kandidate e konsensusit e propozuar në momentin e fundit, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet dhe partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës.

    Roli i presidentes në Kosovë është kryesisht ceremonial, megjithëse bartësit e këtij posti luajnë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe shërbejnë si komandantë të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ajo do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës së Hagës në mënyrë që ai të bëhet i detyrueshëm.

    Në fjalimin e saj pasi bëri betimin të martën vonë, Shiroka Pula tha: “Sot, me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë, pranoj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”.

    “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai u përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”, tha ajo.

    Zgjedhja e Shiroka Pulës erdhi pas më shumë se dy javësh protestash pas një aktgjykimi të gjykatës me seli në Hagë që shpalli fajtorë katër ish-udhëheqës të rebelëve të Kosovës gjatë luftës për krime lufte, përfshirë ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi. Ata u dënuan me nga 13 deri në 25 vjet burgim.

    Kosova i ka kritikuar aktgjykimet si të padrejta, duke mbajtur qëndrimin se UÇK-ja, të cilën Thaçi e kishte udhëhequr para se të hynte në politikë, kishte luftuar kundër shtypjes serbe. Si banorët, ashtu edhe politikanët kishin frikë se vendimi i gjykatës do ta njolloste luftën e Kosovës për pavarësi.

    Më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, u vranë gjatë konfliktit në Kosovë , ndërsa rreth 1 milion kosovarë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftimeve.

    Hape si lajm
  2. Reklamë

    Reporteri

    Zgjedhja e presidentes, Bedri Hamza: Çlirimtarët s’do të jenë vetëm

    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo mund të shënojë edhe një kthesë drejt një rruge më të mirë për shtetin.

    Hamza ka shprehur besimin se, së bashku me shtetin dhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pulën, do të ketë një angazhim më të madh edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe betejën për drejtësi, të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

    “Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.

    Ai ka falënderuar qytetarët që kanë protestuar në Prishtinë, në qytete të tjera të Kosovës dhe në diasporë, duke u bërë zë i ish-krerëve të UÇK-së dhe pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

    Hamza ka theksuar se Kosovës i duhet një shtet që nuk harron dhe nuk dorëzohet përballë përpjekjeve për ta zbehur apo shtrembëruar të vërtetën për luftën çlirimtare.

    “Tani kemi një Deklaratë të Përbashkët të zotimit dhe vullnetit politik në Kuvend, një ligj për mbrojtjen e UÇK-së dhe kemi Presidenten e zgjedhur. Prandaj, pa përjashtim, presim koordinimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e të gjithëve për këtë kauzë kombëtare”, ka deklaruar ai.

    Po ashtu ai ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët.

    “UÇK-ja na bashkoi në një vizion. Tani është koha që atë vizion ta shndërrojmë në një mision të përbashkët, me angazhim dhe vepra konkrete. Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë. Dhe në këtë betejë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm. Duhet të jemi të gjithë bashkë!”, ka shkruar Hamza.

    Hape si lajm
  3. Reklamë

    Reporteri

    Kryeparlamentarja uron Presidenten: U përmbyll me marrëveshje një proces i gjatë

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka uruar presidenten e re, akademiken Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re.

    Haxhiu, i ka uruar shefes së shtetit mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

    “Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

    Haxhiu, në këtë urim ka vlerësuar që Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë duke gjetur ujdi institucionale.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale”, ka thënë ajo.

    Poashtu Haxhiu ka thënë që ushtrimi i detyrës së Presidentes së Kosovës ka qenë nder i madh për të.

    “Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, ka deklaruar Haxhiu.

    Hape si lajm
  4. Reklamë

    Reporteri

    UN Women uron Presidenten Shiroka-Pula: Moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

    UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

    Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës.

    UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

    “Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.

    Hape si lajm
  5. Reklamë

    Reporteri

    Avokati Koci ankohet në Gjykatë Kushtetuese: Presidentja u zgjedh pas afatit

    Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit.

    Koci shkroi në Facebook se ka depozituar në Kushtetuese “njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”.

    Avokato tha se “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026”, dhe se “sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”.

    “Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, shkruan Koci.

    Ai tha se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme” dhe se “pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”.

    Hape si lajm
  6. Reklamë

    Reporteri

    Bloomberg: Shiroka-Pula shmangu zgjedhjet e parakohshme

    Mediumi amerikan “Bloomberg” i kushton artikull zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke e paraqitur votimin si një zhvillim që i dha fund pasigurisë politike dhe shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

    Sipas artikullit, Shiroka Pula u zgjodh të mërkurën në orët e para të ditës me 81 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh, vetëm një votë mbi numrin e nevojshëm. Dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, një skenar që Kosova e kishte përjetuar edhe në qershor.

    Zgjedhja e saj erdhi në një periudhë të re të pasigurisë politike, ndërsa presidentja e re, ekonomiste dhe akademike, pritet të ketë një rol kryesisht ceremonial. Megjithatë, presidenca në Kosovë ka qenë shpesh në qendër të krizave politike, pasi zgjedhja e presidentit kërkon një shumicë të kualifikuar në Kuvend.

    Bloomberg vë në pah edhe marrëveshjen politike që i parapriu zgjedhjes së Shiroka Pulës, mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në një kohë kur në vend është rritur debati për kompetencat e Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Artikulli rikujton se më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

    Pas zgjedhjes, Shiroka Pula u zotua se presidenca do t’u përkasë të gjithë qytetarëve.

    “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. I përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha ajo pas votimit.

    Shiroka Pula, e lindur në vitin 1953, është presidente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe profesoreshë e ekonomisë. Ajo ka shërbyer edhe si ministre e Ekonomisë gjatë viteve 2008–2011.

    Hape si lajm
  7. Reklamë

    Reporteri

    Kurti uron Presidenten Shiroka-Pula, falënderon Hamzën: Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.

    Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

    Kurti tutje ka falënderuar edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për pranimin e propozimit.

    “Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

    Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës.

    Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për.

    Hape si lajm
  8. Reklamë

    Reporteri

    Begaj e Rama urojnë Shiroka-Pulën: Shqipëria e Kosova do të jenë bashkë drejt BE-së

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama kanë uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës. 

    Begaj në urimin e tij ka theksuar rrugëtimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane.

    “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.

    Nga ana tjetër, në një urimin e publikuar në X, Edi Rama i shpreh Shiroka Pulës mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.

    “Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë stiduese për Kosovën dhe në një kohëe stiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

    Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama.

    Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit, i cili përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës së 7 tetorit.

     

    Hape si lajm
  9. Reklamë

    Reporteri

    Kosova bëhet me presidente: Justina Shiroka Pula

    Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

    Justina Shiroka-Pula është votuar për presidente e Republikës së Kosovës, trembëdhjetë minuta pas mesnatës.

    Votimi në Kuvend ka zgjatur deri në 3 minuta pas afatit kushtetues.

    Shiroka-Pula ka marrë 81 vota.

    Pas votimit, ajo ka lexuar betimin si presidente derisa është intonuar më pastaj edhe himni i Kosovës.

    Në fjalimin e saj pas zgjedhjet presidente, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se do të jetë presidente e gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh e përgjegjësi postin e presidentes.

    “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve”, tha Shiroka-Pula. “Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj së bashku mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”.

    Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ishte propozim i momentit të fundit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Propozimi u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kundërkandidate u propozua Eliza Hoxha, deputete e PDK-së.

    Seanca e jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës, nisi rreth 35 minuta para mesnatës, që ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

    Fillimisht u votuan ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas nisi një votim “flash” për presidenten.

    Votimi përfundoi në ora 00:03, ndërsa rezultati i kumtuar u bë në ora 00:14. Shiroka-Pula u zgjodh me 81 vota për. Ajo mbajti betimin si presidente.

    Kush është Justina Shiroka Pula?

    Justina Shiroka Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

    Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

    Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA.

    Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

    Hape si lajm
  10. Reklamë

    Reporteri

    Kuvendi nis seancën për Presidentin

    Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, deputetët kanë nisur procesin për votimin e presidentit të ri të vendit.

    Kandidatet e propozuara janë Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha.

    Propozimet kanë kaluar për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

    Hape si lajm
  11. Reklamë

    Reporteri

    Kush është Justina Shiroka-Pula

    Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, të martën. Aktualisht ajo është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

    Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

    Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA.

    Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

    Hape si lajm
  12. Reklamë

    Reporteri

    PDK pranon Shiroka-Pulën për Presidente, propozon Eliza Hoxhën kundërkandidate

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia që ai drejton e pranon kandidaten e propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën, për presidente të Kosovës.

    Në të njëjtën kohë, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të propozojë deputeten Eliza Hoxha si kundërkandidate në procesin e zgjedhjes së presidentes.

    Hamza tha se kjo marrëveshje është dashur të arrihej disa ditë më herët, duke kërkuar më shumë seriozitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe për situatën institucionale në vend.

    “Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin”, ka thënë Hamza.

    Ai bëri të ditur se deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku pritet të trajtohet edhe çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, tha Hamza.

    Më tej, ai iu referua edhe propozimit të kryeministrit Kurti për kandidaten për presidente, duke paralajmëruar se PDK-ja do të procedojë me kandidaturën e Eliza Hoxhës.

    Zgjedhja e presidentes vjen në kuadër të përpjekjeve për të zhbllokuar situatën institucionale në vend, ndërsa palët politike janë përfshirë në negociata për arritjen e një marrëveshjeje në Kuvend.

    Kryeministri Albin Kurti ka propozuar sonte para pak minutash Justina Shiroka-Pulën për pozitën e Presidentes dhe ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës të vijnë dhe ta votojnë. Ai përsëriti se janë të gatshëm që paraprakisht të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Specialen nëse Hamza zotohet se do të marrin pjesë me votë në seancë.

    Hape si lajm
  13. Reklamë

    Reporteri

    Shiroka-Pula pas propozimit për presidente: Kam mysafirë, s’kam folur me njerëzit me të cilët duhet

    Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.

    Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka konfirmuar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post.

    E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo fillimisht ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke thënë se në atë moment nuk mund të komentonte propozimin.

    “Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.

    Më pas, ajo ka bërë të ditur se ende nuk ka zhvilluar bisedat e nevojshme para se të marrë një vendim për kandidaturën.

    “Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet”, ka deklaruar ajo.

    Shiroka-Pula ka shtuar se i nevojitet edhe pak kohë për të diskutuar para se të vendosë nëse do ta pranojë propozimin për presidente.

    “Më duhet të diskutoj edhe pak para se të vendos”, ka thënë ajo.

    Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Ajo më herët ka ushtruar detyrën e ministres së Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërsa ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

    Propozimi i saj nga Kurti vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

    Hape si lajm
  14. Reklamë

    Reporteri

    Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për Presidente

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sërish në një konferencë për media dhe ka ndërruar propozimin për postin e presidentit.

    Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për këtë pozitë dhe ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës të vijnë dhe ta votojnë. Ai përsëriti se janë të gatshëm që paraprakisht të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Specialen nëse Hamza zotohet se do të marrin pjesë me votë në seancë.

    Kryeministri ka theksuar se Shiroka-Pula ka qenë ministre e PDK-së dhe e ka ftuar Hamzën që ta bindë atë për këtë post.

    “Kur ai [Bedri Hamza] thotë që tri katër herë ka qëndrime të ndryshme, bëhet fjalë për propozime të reja. Janë propozime të ndryshme, sepse janë të reja. E dëgjova kritikën e tij në atë që Konjufca na qenka partiak e Rushiti fortë me Vetëvendosje”.

    “Më lejoni që propozimin ta modifikojë, Kryetari i PDK-së le të dalë publikisht sonte pas meje menjëherë që 22 deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së zotohen se marrin pjesë me votë për president, ne po ja votojmë projektligjin paraprakisht për ndryshimet në Ligjin e Gjykatës Speciale. Pastaj pika tjetër për votimin e presidentit. Justina Shiroka Pula ka qenë ministre e PDK-së. Le ta bindë Hamza unë jam dakord”, ka thënë Kurti.

    I pyetur nga gazetarët nëse ka kontaktuar paraprakisht me Shiroka-Pulën, Kurti tha: “Ajo ka qenë ministre e PDK-së, le ta bind kryetari Bedri Hazma, unë jam dakord”, tha Kurti para mediave.

    Edhe para kësaj konference, Kurti deklaroi se janë të gatshëm që së pari të votohet në lexim të dytë për ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale, në rast se PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për president

    Por, emrat e propozuar më parë nga Kurti ishin Glauk Konjufca e Feride Rushiti – emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor.

    Pas Kurtit, në konferencë doli kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe e refuzoi propozimin.

    Hamza i quajti joserioze propozimet e Kurtit, ndërsa theksoi se të dy emrat e propozuar nga Kurti për president janë politik. Sipas Hamzës edhe Feride Rushiti është Vetëvendosje porse nuk e di ka edhe librezë të këtij subjekti politik.

    Hape si lajm
  15. Reklamë

    Reporteri

    Kryenegociatori i Kurtit me BE-në: Nëse shkojmë sërish në zgjedhje, rrezikojmë të humbim afër 90 milionë euro

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbë fonde të konsiderueshme nga Plani i Rritjes nëse vendi shkon sërish në zgjedhje.

    Zulfaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 131.4 milionë euro nga 22 hapa të Planit të Rritjes kanë afat përfundimtar deri më 31 dhjetor të këtij viti.

    Sipas tij, në mungesë të një Kuvendi funksional dhe një Qeverie me kapacitet të plotë, Kosova rrezikon të humbë afër 90 milionë euro.

    “Prandaj, nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin sot, vihet në rrezik zbatimi i një pjese të madhe të reformave të Planit të Rritjes”, ka shkruar Zulfaj.

    Ai ka përmendur edhe projektligjet që, sipas tij, mbetën të bllokuara në qershor për shkak të situatës në Kuvend dhe për të cilat Kosova rrezikon të humbë mbi 40 milionë euro.

    Zulfaj ka thënë se këto projektligje janë miratuar sërish në Qeveri dhe i janë dërguar Kuvendit, ndërsa të hënën kanë kaluar në lexim të parë.

    “Nëse Presidenti nuk zgjedhet sot, edhe këto projektligje nuk shkojnë në lexim të dytë dhe duhet të procedohen nga fillimi, në Qeveri dhe në Kuvend”, ka deklaruar ai.

    Në mesin e tyre, Zulfaj ka përmendur edhe ligjin që do t’i mundësonte Kosovës të bëhej pjesë e SEPA-s, duke thënë se çdo vit jashtë kësaj skeme u kushton qytetarëve dhe bizneseve kosovare rreth 55 milionë euro.

    Në fund, Zulfaj ka kritikuar opozitën, duke e akuzuar për bllokim institucional.

    “Bllokada është zgjedhje. Opozita ka zgjedhur të bllokojë, dhe koston po ua faturon qytetarëve”, ka shkruar ai.

    Hape si lajm
  16. Reklamë

    Reporteri

    Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen e presidentit.

    Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak minutash doli me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti – emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor.

    Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.

    “Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse ska qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media, pas asaj të Kurtit.

    Hamza ka thënë se propozimi i bërë nga Kurti për postin e presidentit, Feride Rushiti, është Vetëvendosje.

    “Nuk e di a ka librezën apo jo, mendoj se është Vetëvendosje. Nuk e di a ka librezë, ndoshta nuk e ka. Por, është Vetëvendosje. A është një propozim i bërë bashkë me ne? Çdo propozim që e bëjë unë pa marrëveshje, është vetëm propozim i yni. Nuk është edhe i palës tjetër. Si është propozim vetëm i yni, mund të jetë me librezë apo pa librezë, por i yni është”, tha Hamza.

    Hamza ka thënë se PDK-ja ka emra të denjë që mund ta kryejnë punën e presidentit.

    E ai ka thënë se po shihet se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është qysh me kap edhe postin e presidentit.

    Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet një president i ri, Kosova do të shkojë në ciklin e katërt zgjedhor brenda dy vjetësh. E edhe sot jashtë Kuvendit janë ftuar protesta në kërkim të miratimit në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

    Mbrëmë protestat përshkallëzuan në përplasje me Policinë.

    Ndërkohë Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatin gjashtëmujor të saj si ushtruese e detyrës së presidentit, në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e ri sot.

    Hape si lajm
  17. Reklamë

    Reporteri

    Oferta e re e Kurtit për Hamzën, vjen reagimi i parë nga PDK-ja

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së fundit të kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet për zgjedhjen e presidentit.

    “Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”, ka shkruar Behrami.

    “Glauk Konjufca është platforma e përhershme e Albin Kurtit për të shkuar në zgjedhje”, shkruan deputeti i PDK-së në një tjetër reagim në Facebook.

    Reagimet e tij vijnë pasi Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës, kur kanë mbetur edhe më pak se katër orë para se Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.

    Kurti ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë së pari në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, në rast se PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për president.

    Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti – emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor.

    Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se do t’ua votojnë ligjin në lexim të dytë nëse PDK mendojnë se përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve.

    “Propozimi më i ri është ky: meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit – qoftë për, abstenim apo kundër. Pas këtij zotimi, ne ua votojmë leximin e dytë të ligjit, nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, ka thënë Kurti.

    Hape si lajm
  18. Reklamë

    Reporteri

    Orët e fundit të afatit për Presidentin: Pas pak Kurti del përsëri në konferencë, e dyta sot

    Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media, sonte në orën 19:45.

    Kjo është konferenca e dytë e Kurtit brenda ditës së sotme, pas asaj të orës 15:00, në të cilën polimizoi në distancë me Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

    Në konferencën e parë, shefi i ekzekutivit shpalosi një “ofertë” për PDK-në.

    “Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush. Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, tha Kurti.

    Por, profesori i Juridikut, Bekim Sejdiu, ka thënë se mbetet në fuqi vendimi për t’u tërhequr nga gatishmëria për të qenë kandidat për president, por nuk ka treguar se si do të veprojë në rast se do të siguroheshin votat për të.

    “Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

    Kurit i është kundërpërgjigjur edhe Bedri Hamza. Ai ka insistuar se vota për ndryshimet ligjore për Specialen nuk mund të kushtëzohet me votën për presidentin.

    “Marrëveshja për Sejdiun nuk është me PDK-në. Është me një subjekt tjetër politik. As nuk kam vërejtje për Sejdiun, por është marrëveshje jashtë PDK-së. Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11 atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Sillni në sallë qysh do le të votojnë, por nuk shkojnë kështu. Nëse duam ta bëjmë ligjin, sjelli 29 deputetë në sallë, le të votojnë për a kundër ose edhe abstenim. Në orët e fundit nuk mundesh të imponosh marrëveshje”, tha Hamza.

    Sipas Hamzës, zgjedhjet e reja janë projekt i Vetëvendosjes.

    Afati për zgjedhjen e presidentit të ri mbaron sonte në mesnatë.

    Hape si lajm
  19. Reklamë

    Reporteri

    Bekim Sejdiu reagon sërish: E kam njoftuar Kurtin, s’jam pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit

    Bekim Sejdiu ka njoftuar edhe zyrtarisht se është tërhequr nga kandidatura për President.

    Sejdiu shkroi në Facebook se pasi njoftoi tërheqjen në shtator, e ka konsideruar të domosdoshme ta sqarojë dhe ta konfirmojë atë qëndrim, pasi kryeministri Albin Kurti e përmendi sërish mundësinë që ai të zgjidhet në pozitën e shefit të shtetit, duke i kërkuar PDK-së vota për të.

    “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq! E konsideroj të domosdoshme të sqaroj qëndrimin tim, pas përmendjes së emrit tim si kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Më datë 14 shtator, unë kam njoftuar tërheqjen time nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për shkak të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes LDK-LVV, dy partitë që më kanë propozuar dhe mbështetur në këtë proces. Kjo për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe 6 deputetëve të LDK-së. Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit e vetmja arsye dhe i vetmi motiv që më ka nxitur të marrë përsipër këtë barrë, ka qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në daljen nga kriza”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    Sejdiu shprehu falënderim për liderët politikë që “kanë vazhduar të besojnë” se ai është “kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit”.

    “Së fundi, emri im është përfshirë përsëri në diskutimet për gjetjen e një kandidati për President të vendit. Dëshiroj që më sinqeritetin më të madh të falënderoj ata liderë politik që kanë vazhduar të besojnë se unë jam kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit, sidomos në një situatë të ndjeshme si periudha nëpër të cilën po kalojmë”, tha ai.

    Ditëve të fundit, Sejdiu tha se ka qenë “në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së”, duke qenë se, siç tha fillimisht ka qenë i ftuar nga kjo parti kur i është ofruar posti i Presidentit.

    “Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend. Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin më mua. Dëshiroj që këtë falënderim ta përsëris edhe në këtë rast. Poashtu, e vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera. Shprehë mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë kolegët, miqtë dhe shumë personalitete nga jeta akademike dhe përtej saj, që më kanë shprehur mbështetjen e tyre”, shkroi ai.

    Në fund, Sejdiu shprehu dhimbjen e tij, që tha se po e përjeton për “ankthin dhe zhgënjimin që po e përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj”.

    “Nuk mund të përmbyllë këtë postim pa shprehur dhimbjen time personale për ankthin dhe zhgënjimin që po përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj. Lë të jenë këto momente reflektimi për të gjithë, përtej inateve të ngushta dhe interesave personale”, shkroi ai.

    Hape si lajm
  20. Reklamë

    Reporteri

    Murati: Le të thotë po Bedri Hamza, Kurti e Abdixhiku e bindnin Bekim Sejdiun

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, kritikoi mediat për “nxitim” pasi iu drejtuan profesorit Bekim Sejdiu për përgjigje pasi kryeministri Albin Kurti i bëri ofertë PDK’së me emrin e Sejdiut për President.

    Ai tha se fillimisht u desh të merrnin qëndrimin e kryetarit të PDK’së, Bedri Hamza, për ofertën që ia bëri Kurti dhe se më pas Sejdiun do ta bindnin Kurti e kryetari i LDK’së.

    “Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti: edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë! Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën”.

    “Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”.

    Hape si lajm
  21. Reklamë

    Reporteri

    Kurti: Nëse do t’i kishim mbi 80 vota, s’besoj që Bekim Sejdiu do të thoshte “jo s’dua ta shpëtoj Kosovën”

    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e PDK’së për votimin e Presidentit në këmbim të votave të Vetëvendosjes për Ligjin për Specialen.

    I pyetur për tërheqjen e kandidaturës për President nga Bekim Sejdiu, Kurti foli me bindje se ai s’do të refuzonte “ta shpëtonte” Kosovën nëse do të ishin mbi 80 vota.

    “Nëse PDK është kundër, thuaje këtë me votë. Votoni kundër, veç votoni. Bekim Sejdiu doli me ne në konferencë bashkë. Ishte dakord të zgjidhej president. Le të votojnë kundër, ose le të abstenojnë, por le të vijnë. Një votë të tillë të përbashkët, në një situatë të tillë vështirë që edhe profesor Sejdiu do të thoshte” jo nuk dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet e reja të panevojshme”.
    Kurti tha se ai u tërhoq në mungesë të mbështetjes.

    “Mirëpo, ai është tërhequr kur prej 80 ra në 74. Bekim Sejdiu, i cili ka qenë i gatshëm, të cilin e falënderoj shumë, t’i hyjë kësaj ndërmarrje me vetëm 80 vota ku nëse mungon një bie i gjithë projekti. Tash kur ne do t’i thoshim se jemi mbi 80, nuk besoj se ai do të thoshte jo shkoni ju në zgjedhje se mua nuk më intereson se tash i keni bërë më shumë se 80”.

    “Nuk mund ta thërras nëse nuk e kemi një situatë të tillë. Unë po kërkoj prej PDK’së, kolegut tim, Bedri Hamzës, që publikisht të zotohet që së paku gjysma e grupit parlamentar të PDK’së vijnë dhe e ka të përmbyllur menjëherë nga ana jonë leximin e dytë”.

    Hape si lajm
  22. Reklamë

    Reporteri

    Kurti i kërkoi votat e PDK-së për të, Bekim Sejdiu: Jam tërhequr nga gara

    Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përdori sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar për Gazetën Infokus se nuk është më pjesë e garës për këtë post.

    Profesor Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i ka njoftuar sërish krerët e LDK-së, por edhe vetë kryeministrin Albin Kurti, duke ua bërë të qartë se është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e presidentit.

    “Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tash normalisht emrin me ma përmend s’mundem me ia ndalu askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu.

    Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.

    “Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë ai.

    Sejdiu ka treguar se është i gatshëm t’ua dërgojë drejtuesve të LDK-së edhe mesazhin përmes të cilit i kishte njoftuar për qëndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet president vetëm për të shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t’i takojë dikujt që e meriton.

    “Nëse dojnë këta të LDK-së, mundem me ua dërgu edhe mesazhin që ua kam dërguar dhe unë ju kam thënë kështu: më së pari nuk konsideroj që është e denjë me u zgjedh president dikush që zgjedhet vetëm me i shmang zgjedhjet, president duhet të zgjedhet dikush që e meriton atë pozitë. Dhe dmth as me ndërlidhjen me tema të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend. E dyta, unë kam hyrë në një kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mirëprit përkrahjen e të gjithëve. Partitë politike në përgjithësi kanë pasë fjalë të mira për mua si kandidat dhe e çmoj edhe faktin se edhe një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik kanë pasur vlerësim pozitiv për mua. Mirëpo, meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërheq nga kjo garë. Për më tepër, në këtë proces me kaq shumë drama, unë nuk kam qenë në Kosovë fare këto ditë. E çmoj shumë besimin dhe vlerësimin nga të gjithë, por unë nuk jam më pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Bekim.

    Deklarimi i Sejdiut vjen pasi emri i tij është rikthyer në diskutimet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai këmbëngul se LDK-ja dhe kryeministri Kurti janë njoftuar drejtpërdrejt prej tij se është tërhequr nga gara dhe nuk është më pjesë e procesit.

    Kurti emrin e Sejdiut e përmendi edhe sot në konferencë në ditën e fundit kur kanë mbëtur edhe pak orë në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

    Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës më 14 shtator, pasi kishte vlerësuar se nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.

    Tërheqja e Sejdiut kishte ndodhur pasi ai ishte propozuar si kandidat konsensual nga LDK-ja dhe LVV-ja, por gjashtë deputetë të LDK-së kishin thënë se nuk do ta votojnë.. Për vendimin, ai kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e të dyja partive.

    “Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Sejdiu më 14 shtator.

    Megjithatë, emri i tij u rikthye sot në skenën politike nga kryeministri Albin Kurti, i cili bëri një ofertë të re për PDK-në, duke kërkuar që së paku gjysma e deputetëve të saj të mbështesin Sejdiun në procesin për zgjedhjen e presidentit.

    Kurti deklaroi se, në këmbim të kësaj mbështetjeje, LVV-ja do të procedonte me votimin në lexim të dytë të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

     

    Hape si lajm
  23. Reklamë

    Reporteri

    Kurti kërkon gjysmën e votave të PDK-së për Bekim Sejdiun

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke propozuar që PDK-ja të sigurojë së paku gjysmën e votave të grupit të saj parlamentar për Bekim Sejdiun në garën për president, ndërsa Vetëvendosje të procedojë me votimin e dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Kurti tha se pjesën tjetër të votave për Sejdiun e kanë të siguruar përmes mbështetjes së LDK-së dhe se, nëse PDK-ja merr përsipër të sigurojë gjysmën e grupit të saj parlamentar për këtë kandidaturë, atëherë do të procedohet me leximin e dytë të projektligjit.

    “Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun, atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë”, tha Kurti.

    Ai kërkoi nga PDK-ja që të deklarohet publikisht për këtë propozim, duke thënë se aktualisht nuk po mund të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e saj.

    Sipas Kurtit, deputetët e PDK-së nuk do të duhej domosdoshmërisht ta votonin Sejdiun, por të paktën të merrnin pjesë në seancë dhe të votonin edhe kundër tij, në mënyrë që të plotësohej kushti i vendosur.

    “Meqenëse s’po mund t’i takojmë më, të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit parlamentar mund të na i sjellin në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun”, tha Kurti.

    Oferta e re vjen pas takimit të mbrëmshëm mes Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili përfundoi pa marrëveshje.

    Ndërkohë, para objektit të Qeverisë kanë vazhduar të qëndrojnë protestues që kërkojnë miratimin përfundimtar të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Projektligji është miratuar dje në lexim të parë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ndërsa PDK-ja po kërkon që procedura të përmbyllet sa më shpejt me votimin në lexim të dytë.

    Protesta e mbrëmshme në Prishtinë eskaloi pas ndërhyrjes së Policisë, e cila ndërhyri për t’i mundësuar Kurtit largimin nga Kuvendi. Protestuesit kishin paralajmëruar se nuk do t’i lejonin zyrtarët të largoheshin pa u miratuar përfundimisht projektligji.

    Kurti dhe Hamza janë takuar edhe gjatë fundjavës, por nuk kanë arritur marrëveshje. Kurti kishte propozuar që fillimisht projektligji për Specialen të miratohej në lexim të parë, më pas të zhvillohej seanca për zgjedhjen e presidentit dhe vetëm pas saj të procedohej leximi i dytë.

    Hamza, ndërkaq, kishte kërkuar që projektligji të miratohej përfundimisht para se Kuvendi të kalonte në procedurën për zgjedhjen e presidentit.

    Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon sot. Nëse Kuvendi nuk arrin ta përmbyllë procesin, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

    Hape si lajm
  24. Reklamë

    Reporteri

    Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kompetencat pas skadimit të mandatit

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese.

    Në kërkesën e bërë ajo ka kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

    Këtë e konfirmoi zyra e presidentes në një përgjigje me shkrim më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Sipas zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

    “Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha zyra e presidentes për REL-in.

    Kush do t’i shpallte zgjedhjet?

    Çështja merr rëndësi të veçantë pasi, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri në përfundimin e afatit më 6 tetor, ai shpërndahet sipas Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese përcaktoi në mars se, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të caktuar, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

    Megjithatë, kjo krijon një paqartësi tjetër: kush do t’i shpallte zgjedhjet?

    Kushtetuta ia njeh presidentit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa neni 90 përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

    Pikërisht kjo është një nga çështjet që Haxhiu i ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

    “Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, tha Zyra e Presidentes.

    Sipas saj, qëndrimi i institucionit është se duhet të gjendet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara.

    Zyra e Presidentes thirret në “vijimësinë institucionale”

    E pyetur nga REL-i se si e interpreton situatën e krijuar, Zyra e Presidentes tha se qëndrimi i saj mbështetet në parimin e “vijimësisë institucionale”.

    “Dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në ndërlidhje, në mënyrë që përfundimi i një afati të mos e bëjë të pamundur përmbushjen e detyrimeve të tjera kushtetuese”, thuhet në përgjigje.

    Sipas saj, pikërisht për të përcaktuar një zgjidhje që do ta garantonte këtë vijimësi brenda rendit kushtetues, çështja i është dërguar Gjykatës Kushtetuese.

    Haxhiu po e ushtron detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme, Vjosa Osmani, më 4 prill.

    Kushtetuta përcakton shprehimisht se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

    Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim lidhur me çështjet e ngritura nga Haxhiu.

    Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës për të konfirmuar pranimin e kërkesës dhe për të marrë më shumë hollësi rreth trajtimit të saj dhe është në pritje të përgjigjes.

    Hape si lajm
Reklamë
Më shumë
Reklamë

Lajmet e fundit

Reklamë