×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Reuters raporton për marshin: Mijëra persona protestojnë kundër gjyqit për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK’së

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 19:52

    Agjencia e Lajmeve “Reuters” ka raportuar për marshin e sotëm në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë për krime lufte.

    Në artikull thuhet se mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë të martën duke mbajtur pankarta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për të protestuar kundër gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u arrestuan në vitin 2020 dhe u dërguan në Hagë.

    “Shumë protestues mbanin uniforma të UÇK-së, ndërsa të tjerë valëvitnin flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mbështetësit mbanin pankarta me mbishkrimin “Liria ka emër” dhe fotografi të Thaçit dhe të tjerëve me shkrimin “Heronj të Luftës dhe të Paqes””, thuhet në artikull.

    Aty theksohet se ish-krerët e UÇK’së i mohojnë të gjitha akuzat, teksa përmendet edhe kërkesa e Prokurorisë në Hagë për nga 45 vjet burgim për secilin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!