Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga vendvotimet në Podujevë. Deri tani janë numëruar votat e nëntë nga 110 vendvotime në këtë komunë.
Sipas KQZ, nga numërimi i këtyre votave, Vetëvendosja po prin me 45.39 përqind, pasuar nga LDK’ja me 35.76 përqind dhe PDK’ja me 15.46 përqind. Pastaj renditet Koalicioni për Familje me 1.91 përqind, e pastaj 1.38 përqind, shkruan Reporteri.net.

Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, kanë marrë pjesë 789 mijë e 172 votues.
Ky rezultat është nga 2297 vendvotime apo 90.68 përqind e tyre.