×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet 20 vjeçari që për 3 sekonda i mbijetoi shembjes së hotelit Adriatik: Kam bërtit “ik Visar!”

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 17:28

    Autor: Shkumbin B. Kajtazi


    Ora 16:20 e ditës së hënë ka qenë fatale për një nga punëtorët që po kryenin renovimin e një pjese të ish-hotelit Adriatik, dhe e frikshme për tre punëtorë të tjerë që arritën të shpëtonin.


    Një nga ta është Sylë Sadiku, i cili është vetëm 20 vjeç. Ai shpëtoi për një qime të flokët, që në sekonda, sipas tij, përkthehet vetëm në 3 sosh. Ai falenderon Zotin që shpëtoi.

    “Nuk muj t’ju thom sen të sigurt. E di vetëm që 3 sekonda jonë kanë në pyetje për me mbet edhe na qaty. Po fati, dolem prej obiektit dhe u rrxu krejt… Falenderimi i takon Allahut fuqiplotë që sot jetoj!”, i ka thënë ai Reporteri.net.

    Se Sylë Sadiku dhe dy të tjerë kishin fat atë ditë, tregon fakti se ata dolën pikërisht nga hyrja që edhe u rrënua objekti. Ai thotë se kanë dalur nga hyrja e parkingut, dhe i pyetur nëse ajo ishte hyrja ku edhe u rrënua, thotë shkurt: Po!

    Syl Sadiku e kthen parasysh momentin e frikshëm të asaj dite. Ai tregon se si i kishte thirrur për të ikur Visar Behramit që humbi jetën, dhe sqaron se si koha nuk ishte e mjaftueshme për të.

    “Në momentin që kishte filluar me rënë një pjesë e objektit, unë kam bertit “ik Visar”, ai është larguar mirëpo objekti veç po rrënohej. Atëherë edhe kur u mbyllë dera e objektit , njëra pjesë veç kishte rënë, por deshi fati dera u hap. Ne dolëm jashtë, por Visari nuk ishte me ne…”, rrëfen ai.

    Ndonëse kishte shumë presion të kohës dhe gjithçka ndodhi në disa sekonda, 20 vjeçari e kujton një frikë të madhe që e kishte. Ai kishte drojë që do të shembej i gjithë hoteli dhjetra vjet i vjetër.

    “Prej momentit të frikshëm, janë përzier shumë zhurma se po thyheshin xhamat e dritareve, objekti po rrënohej. Frika më e madhe ishte që në atë moment mos po rrënohej i gjithë objekti”, thotë Sadiku.

    Duke përsëritur se ishte ngjarje e tmerrshme, Sylë Sadiku thekson se po vuan nga ajo ditë, dhe se shëndeti i tij nuk është njëlloj.

    “Ishte ngjarja më e tmerrshme që më ka ndodhur. Thjesht ishte një punë të cilën e bëja pa menduar pasojat. Sot jam i ç’rregulluar emocionalisht e mentalisht, andaj dhe për një kohë duhet t’i kushtohem shëndetit tim, ku dhe duhet të perdor terapi dhe konsultë me psikologun”, përfundon ai.

    Lexoni të plotë rrëfimin e 20 vjeçarit që për 3 sekonda shpëtoi jetën:

    Ky është Sylë Sadiku, një 20 vjeçar. Ai ishte një ndër punëtorët që punonim në objektin e ish-hotelit Adriatik, i cili u shemb ditë më parë dhe la një të vdekur. “Falënderimi i takon Allahut fuqiplotë që sot jetoj!”, thotë ai.

    Reporteri.net: Për sa sekonda keni arritur të dilni nga objekti, përafërsisht?

    S. Sadiku: Nuk muj t’ju thom sen të sigurt. E di vetëm që 3 sekonda jonë kanë në pyetje për me mbet edhe na qaty. Po fati, dolem prej obiektit dhe u rrxu krejt…

    Reporteri.net: Nga keni dalur ju?

    S. Sadiku: Nga hyrja nga parkingu.

    Reporteri.net: Aty ku u rrëzua hoteli?

    S. Sadiku: Po.

    Reporteri.net: A mund të na tregoni çfarë po punonit në momentet e shembjes?

    S. Sadiku: Në momentin e shëmbjes së objektit ishim duke punuar në thyerjen e disa stubave.

    Reporteri.net: Si e dëgjuat që ka nisur të shembet hoteli dhe si keni arritur të ikni?

    S. Sadiku: E kam ditur qe është duke u rrënuar objekti sepse veq kishte filluar më rënë muri nga ana e djathtë e objektit, dhe është degjuar zhurma e madhe nga shembja e murit.

    Reporteri.net: Çka mendoni se ka shkaktuar shembjen e hotelit?

    S. Sadiku: Ne thjesht kemi qenë duke punuar në rinovimin e objektit , nuk kam ndonjë informatë të hollësishme rreth shembjes së tij.

    Reporteri.net: Si e përshkruani ndjesinë e atij momenti të frikshëm?

    S. Sadiku: Prej momentit të frikshëm, janë përzier shumë zhurma se po thyheshin xhamat e dritareve, objekti po rrënohej. Frika më e madhe ishte që në atë moment mos po rrënohej i gjithë objekti.

    Reporteri.net: A e keni dëgjuar të kërkojë ndihmë Visar Behramin, tashmë të ndjerë?

    S. Sadiku: Në momentin që kishte filluar me rënë një pjesë e objektit, unë kam bertit “ik Visar”, ai është larguar mirëpo objekti veç po rrënohej. Atëherë edhe kur u mbyllë dera e objektit , njëra pjesë veç kishte rënë, por deshi fati dera u hap. Ne dolëm jashtë, por Visari nuk ishte me ne…

    Reporteri.net: A mbani mend më shumë diçka në lidhje me Visarin?

    S. Sadiku: Jo.

    Reporteri.net: A keni fotografi të mehershme nga vendi ku po punonit?

    S. Sadikur: Jo nuk kam, se veç 2 dit kam punuar në atë vend unë.

    Reporteri.net: Çfarë mund të na thoni tjetër për rastin?

    S. Sadiku: Ishte ngjarja më e tmerrshme që më ka ndodhur. Thjesht ishte një punë të cilën e bëja pa menduar pasojat. Sot jam i ç’rregulluar emocionalisht e mentalisht, andaj dhe për një kohë duhet t’i kushtohem shëndetit tim, ku dhe duhet të perdor terapi dhe konsultë me psikologun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!