Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se pas kaq shumë vitesh ka arritur në përfundimin se pothuajse të gjitha akuzat kanë qenë të fabrikuara kryesisht nga fushata dezinformimi të organizuara nga rusët dhe serbët, shkruan Reporteri.net.
“Për dy vite e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj lloj inteligjence per metodat dezinformimi rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjerë më 2010 arrita në konkluzion se krjet akuzat për këso kriminalitete dhe vrasje dhe gjithëfarëshme e akuzash janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vite, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo”
“Kam mbërritur në përfundimin, se nëse jo të gjitha, akuzat ishin të fabrikuara dhe të lidhura kryesisht me fushata dezinformimi të organizuara nga rusët, të ndjekur nga mbështetës rusë apo fushata të sponsorizuara nga serbët”.
“Ky është përfundimi që kam nxjerrë pas 20 e ca vitesh në këtë fushë. Kështu janë bërë gjërat, janë promovuar, zmadhuar, ekzagjëruar dhe kjo më shumë ka qenë ideja jonë, ka qenë e rëndëdishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi penale dhe të mos përdorej fajsija masive për situata të caktuara”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.
/Reporteri.net/