Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë është pyetur nëse kishte forca shqiptare qe ishin të përfshira në vrasje, dhe që UÇK-ja merrte para nga veprimtari kriminale.

Sipas Rubin, këto akuza i kishin shqyrtuar por s’kishin arritur t’i vërtetonin.

“Ka pasur shumë pretendime akuza përrreth një vit., ne i shikuan ato dhe nuk arritëm t’i vërtetonim. Mendoj që po ata ishin një forcë qe duhej të merreshin parasysh dhe në konsideratë në terren dhe ne donim të krijonim një Kosovë më afatgjate, të kishim shkëmbime dhe të punonim me z.Thaçi”, tha Rubin.

Reklamë

/Reporteri.net/