Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë në Hagë i pyetur se çfarë përshtypje kishte krijuar atë kohë se çfarë autoriteti kishte Hashim Thaçi në UÇK, ai deklaroi se s’ka pasur autoritet por vetëm pasqyronte vendimet, shkruan Reporteri.net.

Sipas Rubin, kur donin të bënin diçka, Thaçi duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’ia jepnin miratimin, e që ai këta persona i quante “ekstremist”. Ai tha se Thaçi ishte person praktik dhe se pasqyronte udhëheqjen por nuk ishte person përgjegjës.

“Do të them dy gjëra për këtë. Një, ka qenë një mjedis me shumë presion. Kjo ka qenë situata më e vështirë që më kujtohjet sepse fati i një milion personave ishte në fjalë. Nëse Lëvizja Kosovare ata do të përfaqonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre, për ndryshe do të ishte masakër. Dhe kjo krijoi një situatë shumë të tensionuar. Përshtypja ime aso kohe ishte se ai ishte një person që i ishte caktuar detyra të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare. Ne se kishim kuptuar si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet, as s’kishte mundësi të diktonte asgjë, thjesht pasqyronte vendimet që merreshin nga ajo zyra e udhëheqjes shqiptare që po merrnin vendime në grup. Kështu që ai duhej ta merrte lejen prej tyre, ai vet s’kishte mundësi. Kur donim të bënim diçka, ai duhej të komunikonte me persona të tjerë që t’i jepnin miratimin. Dhe ky momenti çonte në përçarje, pasi kishte persona që unë i quaj ekstremist, dhe të gjitha i donin “tani””.

Reklamë

“Kishte dhe persona më praktik siç ishte z.Thaçi dhe humbëm betejën sepse ne e bindëm delegacionin e shqiptarëve të Kosovës që këto sqarime dhe çështjen e pavarësisë ta sqaronin”.

“Përshtypjen për pushtetin e Hashim Thaçit ishte që ai thjesht mund ta pasqyronte vendimarrjen. Dhe ai më pas mund të vinte dhe u bashkua me pjesën tjetër të grupit për nënshkrimin e dokumentit. Dmth ai ishte një pasqyrim i udhëheqjes por jo personi përgjegjës në atë lëvizje”, tha Rubin.

/Reporteri.net/