×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Rukiqi i LDK-së: Qeveria po manipulon me shifrat e punësimit, 745 mijë veta në moshë pune janë të papunë

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 9:41

    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë.

    Rukiqi tha se rihapja e vendeve të punës më 2021 pas pandemisë po llogariten si vende të reja të punës nga Qeveria.

    Ai ka shtuar se vendet e formalizuara vetëm në vitin 2023 po raportohen si vende të reja pune.

    Rukiqi ka thënë se para pandemisë, në vitet 2015-2019, u krijuan 66 mijë e 240 vende punë, ndërsa pas pandemisë, në vitet 2021-2023, u krijuar 42 mijë.

    Ai ka thënë se Qeveria aktuale ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.

    Postimi i tij i plotë:

    📢 Disa shpjegime dhe disa pyetje publike për Qeverinë rreth punësimit dhe papunësisë:

    ❓ Si po manipulon Qeveria me shifrat e punësimit?

    1️⃣ Krahasimi i gabuar me vitin 2020: Gjatë pandemisë u humbën rreth 25,000 vende pune për shkak të mbylljes së ekonomisë. Me hapjen e saj në 2021, këto vende pune u rikthyen. Por, Qeveria po i llogarit si vende të reja pune!

    2️⃣ Formalizimi i vendeve të punës: Vendet e formalizuara (rreth 4000-5000 vende pune të formalizuara, vetëm në vitin 2023, sipas Bankës Botërore) gjithashtu po raportohen si vende të reja pune.

    🔍 Cila është e vërteta?

    👉 Para pandemisë, për 4 vits (2015-2019): U krijuan 66,240 vende pune – mesatarisht 16,560 në vit.

    👉 Pas pandemisë, me këtë Qeveri ( 2021-2023): Vetëm 42,195 vende pune – mesatarisht 14,065 në vit.

    📊 Përfundimi? Qeveria aktuale, me një buxhet prej 12 miliardë eurosh, ka performuar më dobët se qeveritë e kaluara sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës.

    ❗ Disa fakte për numrin e të papunëve:

    • 745,000 persona në moshë pune janë të papunë.

    • Nga këta, 694,000 janë jashtë tregut të punës, ndërsa vetëm 50,000 kërkojnë aktivisht punë.

    Vetëm 37%, e popullsisë në moshë punë, janë të punësuar.

    🤔 Pyetje për Qeverinë:

    1️⃣ Si është zvogëluar papunësia nga 25% në 10.9%, kur vetëm 42,195 vende pune janë shtuar?

    2️⃣ Ku janë këto mijëra vende pune të reja që pretendoni se keni krijuar, në cilin sektor, nga të cilat investime, me çka e keni ndihmuar krijimin e këtyre vendeve të punës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!