Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pas problemeve me funksionimin e blloqeve të termocentraleve.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se derisa po jepen arsyetime për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, nga funksioni ka dalë edhe blloku A3.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shpenzuar mbi dy milionë euro për importimin e energjisë elektrike.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

Derisa po arsyetohen për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, paska ra edhe blloku A3.

Domethanë, mbi 2 MILIONË EURO i kemi shpenzu dje për import të rrymës.

DJE. VETËM DJE! 2 MILIONË

Mos u nalni, amatera! Derisa ta shkatërroni krejt. KEK-un, buxhetin, shtetin.

Reklamë

E faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët.