Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar sërish se tri pozitat shtetëtore s’mund t’i takojnë një partie.
Ai tha se edhe Presidenti t’i takojë VV-së është më tepër se vullneti qytetarë.
“Prej fillimit parimet e LDK-së kanë qenë të qarta. Presidenti i Kosovës s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Pra s’mund të kete një qeverisje një president të një partie dhe kështu t’i ketë tri institucionet. Heqja e Kryetarit të Kuvendit nuk është që e heq rolin institucional”, tha ai.
“Edhe presidenti ti takoj 51% është më tepër se vullneti qytatare. U përpoqa, provova, nuk arrita dhe tani i kthehemi LDK-së”, tha tutje ai.
“Me LDK-në, VV-ja s’ka diskutuar asnjë emër përveç Glauk Konjufcës”, shtoi ai.
“Me kaq në këto rrethana LDK s’mund të bëjë më shumë, LDK e hapur diskutmin për partitë tjera, janë shtatë ditë kohë”, tha ai para gazetarëve.
“S’kemi dëgjuar propozim tjetër, përveç që presidenti të jetë nga radhët e VV-së. S’kemi pasur ndonjë emër tjetër. LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur nga ky moment”, tha Abdixhiku.
/Reporteri.net/