Ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, me vetëm 66 deputetë, ndonëse në dy raundet e para kërkohen të paktën 2/3 e deputetëve apo 80.

Në garë janë dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollaçaku.

Tash kur Komisioni për Legjislacion po shqyrton dokumentet e dy kandidatëve për presidentë në sallë janë sjellë kutitë e votitimit, sepse presidenti zgjidhet me votë të fshehtë.

Reklamë

Zgjedhja e presidentit po bojkotohet nga partitë opozitare dhe Lista Serbe.