×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për të dyshuarit e ISIS-it, Arijan Kryeziu mbrohet në heshtje

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 13:50

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur seanca dëgjimore për tre personat e kthyer nga Siria në Kosovë, Agon Misini, Arijan Kryeziu dhe Visar Qukovci, ku pritet t’iu vazhdohet paraburgimi.


    Ndërsa, të miturit Rexhë Tafaj, dje i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Ahmet Tahiri, avokat i Arijan Kryezit tha se e kundërshtojnë kërkesën e Prokurorisë Speciale.

    “Ne si mbrojtje normalisht e kundërshtuam këtë kërkesë për faktin se nuk janë përmbushur elementet e parapara me nenin 1 të Republikës së Kosovës, përfundoj tashmë seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe po presim vendimin… kushtet e veçanta, si vendbanimi, identitet i të pandehurit, rrezikshmëria e veprës penale”, tha ai, raporton Kp.

    Sa i përket gjendjes shëndetësore të klientit të tij, ai tha se duket që është mirë. I pyetur se a është shprehur i penduar, ai tha se Arijan Kryeziu ka zgjedhur të mbrohet në heshtje

    “Klienti im është mbrojtur në heshtje”, ka përfunduar ai.

    Ndryshe, ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në zonat e konfliktit në Siri në kuadër të grupit terrorist ISIS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!