×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbëve u adresohem serbisht, paramendojeni Vuçiç t’u fliste shqip shqiptarëve” – Kurti flet për marrëdhëniet me serbët

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 12:28

    Referuar qasjes së tij ndaj serbëve të Kosovës, në një intervistë për BBC-në, Kryeministri Albin Kurti tha se “mendjegjerësisht” u adresohet edhe në gjuhën serbe.

    Paramendoji, tha ai duke ngritur kontrast krahasues, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “sikur t’u adresohej shqiptarëve në gjuhën shqipe”, përcjell “Reporteri.net”.

    “Ka shumë e më shumë serbë që bashkëpunojnë me mua, por ata shumë e më shumë ekspozohen ndaj presionit të Beogradit”.

    Kryeministri tha se “ka disbalanc të madh” sa i përket pritjeve. “Ka pritshmëri të madhe ndaj meje, dhe pritshmëri tejet ë ulëta ndaj Presidentin të Serbisë”.

    “Në anën tjetër, pritjet e ulëta të Perëndimit ndaj presidentit serb tregojnë se çfarë mendojnë ata për të”.

    Pyetur nga BBC nëse “po ruan imazhin” në lidhje me qasjen e tij ndaj serbëve për shkak të frikës së mund të dëmtojë atë, Kurti e mohon atë.

    “Nuk ka të bëjë me imazhin. Nuk e di pse mendoni kështu”.

    “Si dikush që do ta dinte prapavijën time politike, ju mund të kuptonit se unë nuk merrem me imazhin tim – kam qenë aktivist përgjatë tërë jetës sime, duke folur e vepruar sipas idealeve”, tha ai.

    Në lidhje me këtë, Kurti thotë se është i gatshëm të riparojë marrëdhëniet me serbët.

    “Edhe pse s’është që mendoj që njerëzit janë të frikësuar me situatën në Kosovë, jam gati të angazhohem në bisedime me këdo që nuk ndjehet i sigurtë, edhe pse nuk është hiç e lehtë të luftohet me fushatën e propagandës që bëhet në media me gjuhë tjetër nga ajo shqipe”.

    “Me kampanjën e Beogradit për të frikësuar njerëzit ata mund të kenë casukses, por ju e dini si duket trajektorja e diktaturës – nga një fitore e vogël, në disfatën përfundimtare”, tha kryeministri.

    I pyetur nëse kjo është realisht platforma e tij negociuese për bisedimet e Brukselit, Kurti thotë se një propozim të tillë tashmë ia ka paraqitur presidentit serb në një takim të organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

    “Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do të njihej pavarësia”.

    “Edhe pse do të ishte mirë, i thashë që nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por i njohin dokumentet e Kosovës”.

    “Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, së pari është e rëndësishme t’u bashkohet atyre anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!