×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbja që e largoi Haradinaj, shpreson që s’u shkarkua: Nuk ka vendim…

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 9:22

    Vesna Mikiq, anëtare e Listës Serbe, e shkarkuar së fundmi nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë nga Qeveria e Kosovës ka thënë se qëllimi i largimit të saj ishte dëbimi i përfaqësuesve serbë nga këto institucione që janë zgjedhur legalisht.

    Mikiq i ka thënë gazetës serbe “Politika” se ajo nuk kishte marrë një vendim me shkrim lidhur me zëvendësimin e saj deri më tani, edhe pse më shumë se dhjetë ditë kanë kaluar që atëherë.

    Kryeministri Ramush Haradinaj e kishte liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq pas deklaratave të kësaj të fundit se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid i planifikuar ndaj shtetit dhe popullit serb.

    Disa ditë pas këtij vendimi, ish-zëvendësministrja serbe kishte thënë se do ta respektojë vendimin siç e kishte quajtur “jodemokratik të Ramush Haradinajt”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!