×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 13:28

    Sot rreth orës 12:00 janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, ku një person është plagosur.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Afrim Vitija’ në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka shtuar se në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!