×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA-të përgëzojnë Kosovën për të riatdhesuarit nga Siria

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:41

    Pas riatdhesimit të 110 shtetasve kosovarë nga Siria, ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët me anë të një komunikate për media e kanë përgëzuar Kosovën për këtë hap të ndërmarrë.


    “Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”.

    “SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”, thuhet në komunikatën e kësaj ambasade.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!