×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i NATO-s: Dërgimi i trupave shtesë në Kosovë, nuk do të thotë që po heqim dorë nga zgjidhja politike

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 9:38
    Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë” se aleanca po heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike për përplasjet e vazhdueshme në veri të vendit.

    Kjo deklaratë e Stoltenberg erdhi përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo.

    I pyetur nëse dërgimi i 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe mbajtja gati e një batalioni në rast nevoje të mëtejshme do të thotë se aleanca pret që përleshjet mund të kthehen në një konflikt më të madh në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Stoltenberg tha: “Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”, raporton Anadolu Agency.

    Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Situata e tensionuar e këtyre ditëve në komunat veriore, ka bërë që NATO të dislokojë 700 trupa shtesë.

    Po ashtu NATO ka vënë në gatishmëri edhe një batalion rezervë i cili është në gatishmëri të lartë, nëse është e nevojshme.

    Kujtojmë se në Kosovë po qëndron admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

    Ai gjatë ditës së djeshme me takua me komandantin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) për të diskutuar planet dhe operacionet e ardhshme për të ruajtur, me paanshmëri ndaj të gjitha palëve, një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

    Në njoftimin e bërë në Twitter, thuhet se diskutimet e tyre përfshinin 700 trupat shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe dislokimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast të trupave shtesë nëse janë të nevojshëm. /Reporteri.net/

     

    “Palët të përmbahen nga veprimet e papërgjegjshme”, Admirali i NATO-s vjen në Kosovë, diskuton me QUINT-in për rikthim në dialog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!