×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Konferenca

    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të huajt me masa shtesë

    Reporteri
    14 Mars 2026 | 9:11

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media.

    Ai tha se është arritur pajtimi që zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe ai për Automjete të nisë zbatimin nga nesër me disa masa shtesë.

    “Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, deklaroi ai në konferencë.

    Zbatimi i Ligjeve për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet pritet të fillojë më 16 mars, derisa përfaqësues nga komuniteti serb kërkojnë shtyrje të afatit dhe më shumë informim për qytetarët.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka nisur një fushatë vetëdijesuese për të gjithë shtetasit e huaj që planifikojnë të qëndrojnë në Kosovë dhe për të gjithë ata që vozisin vetura me targa të huaja.

    MPB zhvilloi takime me organizata dhe qytetarë e po ashtu vizituan institucione kufitare dhe të tjera për t’i njoftuar me rregullat e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!