×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi i reagon Albin Kurtit: Kur je në pushtet të quan argat të Serbisë, në opozitë të ofron partneritet

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:14

    Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një konferencë për medie paralajmëroi protesta ndaj, siç u shpreh ai “PANhajnisë”.


    Sherifi ndër të tjera ka thënë se mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “argat të Serbisë”. Por sipas tij sapo të zbresësh nga pushteti ai të ofron bashkëpunim dhe partneritet, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Sherifit:

    Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit!
    Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “ARGAT i SERBISË”!
    Sapo të “zbresësh” nga pushteti ku ke “vjedhë”, ku “ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë”, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet!
    Hipokrizia nuk ka brirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!