×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Shifrat e Muratit për rritje ekonomike, Bajrami: Qytetarët e dinë që pagat kurrë më të pavlera s’kanë qenë

    Reporteri
    21 Shtator 2024 | 17:43

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”. Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

    Këtë deklaratë të Muratit e shpërndau sot edhe kryeministri Albin Kurti.

    “Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tremujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti.

    Këtyre deklaratave iu ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se qytetarët e dinë saktë sa e kanë fuqinë blerëse dhe se kurrë s’kanë qenë më të pavlera.

    “Pas demaskimit të propagandës për rritjen ekonomike për 2021-2023, krejt çka iu ka mbetë me folë është tremujori i parë, tremujori i dytë. Qytetarët i dinë çmimet dhe e dinë saktë fuqinë blerëse të pagave të tyre, që kurrë ma të pavlera s’kanë qenë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!