Erërat e forta që po mbretërojnë në vend nuk e kanë penguar një punëtor në Prishtinë në lagjen “Dragodan” që të hip në një vinç pa masa sigurie.
Siç shihet në këtë video një punëtor i cili pavarësisht se nuk është siguruar me masa mbrojtëse ka hipur në vinç që besohet të jetë më i lartë se 30 metra.
Madje, punëtori që vazhdon të qëndrojë në atë lartësi, nuk ka asnjë pajisje të punës; pa kapelë mbrojtëse edhe pa doreza dhe kështu rrezikon jetën e tij.
Kujtojmë se raste të ngjashme janë shënuar edhe në të kaluarën.
Një punëtor i “Bechtel Enkas”, kishte mbetur dy orë i varur në vinç si pasojë e një rrëzimi të vinçi në segmentin e fundit të pjesës së urës të autostradës, “Arbën Xhaferi”. Si pasojë e kësaj prishje të lënduar kishin mbetur edhe pesë puëntorë tjerë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme një punëtor, që ishte duke punuar në renovimin e ish-hotel “Adreatikut” në Mitrovicë ka ndërruar jetë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.