Largoni rrobat nga trasat, parkoni veturat në garazhe, sepse nëse nuk e bëni këtë, do të jeni në telashe deri në fund të javës, transmeton Zeri.info.
Në të vërtetë, një shi nga Sahara do ta përfshijë edhe Kosovën qysh nga e marta. Në të vërtetë, sasi e madhe e pluhurit nga shkretëtira e Saharës, e cila vjen së bashku me shiun, tashmë ka mbuluar Evropën Perëndimore si dhe Mediteranin perëndimor, ndërsa ky pluhur tashmë ka përfshirë edhe Kroacinë.
Dhe sipas parashikimeve, ky pluhur, së bashku me shiun, do ta përfshijë edhe Kosovën nga e marta dhe e mërkura. Pluhuri më iu madh do të bie në Mediteran, ku më pas do të vazhdoj drejt veriut, ku tashmë Franca dhe Spanja janë mbuluar.
Çka që është e rëndësishme, ky pluhur nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk ka pasoja serioze. Por nëse bie shi, siç paralajmërojnë meteorologët, do të keni probleme me ndotjen e veturave dhe rrobave që nxirren për t’u tharë jashtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.