×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkimi i Todosijeviq nga Haradinaj, ky është reagimi i Listës Serbe

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:39

    Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ta shkarkuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, shkruan Reporteri.net.


    “Vendimi që për shkak ‘të vërtetës’ të shkarkohet Ivan Todosijeviq është ‘prova’ më e mirë se Prishtina nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën, por edhe me vendosmërinë e Listës Serbe që gjithmonë të mbrojë interesat serbe në çdo vend”, thuhet në kumtesë.

    “Sulmet ndaj anëtarit të kryesisë së Listës Srpska, Ivan Todosijeviq, si dhe rasti i shkarkimit të Rikallos dhe Mikiqit më herët, fatkeqësisht dëshmon gatishmërinë e disa personave që për një grusht eurosh tradhtojnë serbët”, thuhet në kumtesën e Listës Serbe.

    Kjo parti i drejtohet ndërkombëtarëve, duke e konsideruar shkarkimin e ministrit të Kosovës që i quajti shqiptarët terroristë, si shkelje e të drejtave të serbëve.

    “Ne i përkujtojmë komunitetit ndërkombëtar që këto shkarkime të anëtarëve të Listës Serbe janë një shembull i ndarjes etnike, shkelje e të drejtave kushtetuese. Po ashtu edhe përpjekja për të emëruar si përfaqësues të serbëve atë që njihen si ‘serbë privatë të shqiptarëve’”, thuhet në reagimin e “Srpska”-s.

    Kujtojmë se Todosijeviq në datën që kujtonte 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe të turpshme. Ai nuk ka ngurruar t’i quajë shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.

    Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq. Sipas Haradinajt, është e patolerueshme gjuha e përdorur nga ministri serb i Kosovës për masakrën e Reçakut. /Reporteri./net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!